Forcat ruse po rigrupohen, por ato nuk janë në gjendje të përparojnë askund në Ukrainë.
Kështu ka thënë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Hanna Malyar tha se forcat ruse po përpiqeshin të përforconin pozicionet që tashmë i kishin dhe po përpiqeshin të depërtonin mbrojtjen e Kievit, por "nuk kishin shpresë për të kapur kryeqytetin".
"Që nga sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk mund të përparojnë askund në Ukrainë," tha ajo në një konferencë.
Një numër i njësive ushtarake ruse janë kthyer në Bjellorusi përmes Çernobilit për t'u rigrupuar mes humbjeve në rritje, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës (GSAFU) në një postim në Facebook.
Ai shtoi se njësitë mund të kthehen për të forcuar përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin Kiev.