Eksperti ushtarak, Jack Watling tha se “qëllimi kryesor i Rusisë në Ukrainë është të marrë nën kontroll qytetet në mënyrë të ngadalshme dhe sistematike”.
Ai tha se rusët i kanë dërguar brenda Ukrainës shumicën e trupave të saj ushtarake. Por Watling thekson se rusët nuk kanë mundësi të dislokojnë trupa në të gjithë vendin.
Ai shprehet se momentalisht, synimi kryesor i rusëve është marrja nën kontroll e Mariupolit, qytetit në jug të Ukrainës.
“Rusët po përpiqen t’i japin fund betejës për Mariupolin dhe më pas duan të rrethojnë trupat ushtarake ukrainase në Donbas në mënyrë që të përpiqen t’i shtyjnë ato drejt veriut të Ukrainës”.
“Morali rus është i ulët, ata nuk kanë ushtarë të mjaftueshëm për t’i pushtuar të gjitha qytetet ukrainase, kështu që ata i rrethojnë dhe i pamundësojnë atyre kanalet e transportit të ushqimit. Pastaj ata thjesht e rrafshojnë qytetin me armatimin e tyre ushtarak”, tha eksperti ushtarak për BBC.
Ai shton se prioriteti i forcave ruse për momentin është të mposhtin trupat ukrainase në Donbas dhe të marrin Mariupolin, dhe pas kësaj “ndoshta do t’i drejtohen Kharkovit”.