Lëshohen mbi 21 mijë viza për ukrainasit!

Evropë

Lëshohen mbi 21 mijë viza për ukrainasit!

Nga: V.N Më: 28 mars 2022 Në ora: 14:32
foto ilustrim

Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë 21,600 viza për ukrainasit me lidhje familjare në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Guardian, përcjell Bota sot.

Që nga ora 17:00 e së dielës, 76,200 aplikime ishin hapur përmes rrugës familjare, nga të cilat 37,400 ishin përfunduar dhe dorëzuar, tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të fillojë të publikojë shifrat për vizat e lëshuara përmes skemës "Homes for Ukraine" këtë javë.

Shumë shtete të Evropës kanë strehuar familje nga Ukriana, duke vendosur që të krijojnë edhe hapsira të veçanta për familjet në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat