Shpërthejnë rastet e reja me COVID në Greqi, mbi 27 mijë infektime në 24 orë

Evropë

Shpërthejnë rastet e reja me COVID në Greqi, mbi 27 mijë infektime në 24 orë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi ka pasur një shpërthim të rasteve të reja me Covid në Greqi.

27.490 persona rezultuan të infektuar gjatë 24-orëve të fundit, ndërsa 73 persona nuk i mbijetuan dot Covid-19.

Aktualisht, 342 persona po marrin trajtim në spitalet covid në Greqi, ndërsa shtrimet kanë pësuar rritje.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 2,957,810, nga të cilët 49,2% janë meshkuj, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 27 341.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat