Scholz: Rusia ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare

Evropë

Scholz: Rusia ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare

Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:13
Olaf Scholz

Moska ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare kur urdhëroi përdorimin e forcës për të ndryshuar kufijtë dhe do të jetë Rusia ajo që do të paguajë pasojat më të rënda për këtë vendim, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Nevoja për të garantuar siguri në Evropë është një prej gjërave kryesore në periudhën e pasluftës, dhe të gjithë, përfshirë edhe Rusinë u pajtuan për këtë gjë pas vitit 1990, tha Scholz.

“Ka vetëm një përgjigje për këtë gjë. E para, ne i bëjmë thirrje Rusisë që ta ndalë luftën.

Së dyti, ne e kemi bërë veten aq të fortë saqë një sulm ndaj një shteti të NATO-s apo BE-së nuk mund të ndodhë, sepse ne jemi të fuqishëm mjaftueshëm që t’i përgjigjemi një sulmi të tillë”, tha Scholz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat