Konfiskohen në Rusi orat zvicerane me vlerë miliona euro

Evropë

Konfiskohen në Rusi orat zvicerane me vlerë miliona euro

Nga: V.N Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:13
foto ilustrim

Zyrtarët rusë thuhet se kanë konfiskuar orët luksoze Audemars Piguet me vlerë miliona dollarë. Orat zvicerane u sekuestruan nga një dyqan nga agjentët e shërbimit të sigurisë të martën për shkelje të dyshuar të rregullave doganore, raportojnë mediat zvicerane, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi Zvicra braktisi neutralitetin e saj tradicional për t'u bashkuar me vendet perëndimore në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Nuk ka asnjë konfirmim zviceran. Megjithatë, qeveria ka thënë se ndalimi i ri i eksportit të luksit të Zvicrës ka shkaktuar "pasiguri" për disa biznese.

Orët nga Audemars Piguet mund të kushtojnë më shumë se 700,000 euro (921,000 dollarë) një copë. Kompania nuk i është përgjigjur një kërkese të BBC për koment.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat