​Steinmeier anulon vizitën në Poloni për shkak të infektimit me koronavirus

Evropë

​Steinmeier anulon vizitën në Poloni për shkak të infektimit me koronavirus

Më: 28 mars 2022 Në ora: 17:28
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti gjerman është detyruar të anulojë një vizitë në Poloni, e planifikuar për nesër, pasi ai rezultoi pozitiv me COVID-19 javën e kaluar, njoftoi sot Zyra e presidentit gjerman.

Frank-Walter Steinmeier shprehu keqardhjen që duhej të anulonte vizitën e tij në Poloni, shkruan zyra në një deklaratë dhe shtoi se vizita duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Steinmeier do të udhëtonte për në Krakov, Poloninë jugore, të martën dhe duhej të takohej me presidentin Andrzej Duda.

Sipas agjencisë DPA, Steinmeier donte t'i dërgonte një sinjal Polonisë në fillim të mandatit të tij të dytë dhe të tregonte rëndësinë e Polonisë si partneri kryesor i Gjermanisë, transmeton PAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat