Dalin detajet të reja rreth helmimit të Abramovich dhe negociatorëve ukrainas
Më shumë detaje mbi historinë e jashtëzakonshme, ku dyshohet se është helmuar Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas.
Sipas burimeve të cituara në raportin e WSJ - i cili që atëherë është mbështetur nga një seri postimesh të postuara nga grupi i gazetarisë investigative Bellingcat - simptomat e helmimit te Abramovich dhe negociatorët ukrainas përfshijnë skuqjen e syve, lot të vazhdueshëm dhe shenja në fytyrat dhe duart e tyre, përcjell "Bota sot".
Ai thotë se ishte e paqartë se kush e kishte shënjestruar grupin, por se të prekurit fajësuan "pjesëtarët e Moskës" që donin të sabotonin bisedimet.
Raporti dhe informacionet e mbledhur nga Bellingcat, tregojnë se gjendja e viktimave që dyshohet se janë helmuar është përmirësuar dhe se jeta e tyre është jashtë rrezikut.
Për ekspertët ishte e vështirë të përcaktohej nëse simptomat ishin shkaktuar nga një agjent kimik ose biologjik ose nga një lloj sulmi me rrezatim elektromagnetik.