Kryebashkiaku i Irpin, një qytet në veriperëndim të Kievit, tha se forcat ukrainase kishin rimarrë kontrollin e plotë të qytetit të hënën, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Qyteti, i cili ndodhet vetëm 20 km jashtë kryeqytetit, ka parë disa nga luftimet më të rëndësishme për të ardhmen e Kievit.
"Kemi një lajm të mirë sot - Irpin është çliruar," tha kryebashkiaku Oleksandr Markushyn në një postim video në mediat sociale.
"Ne e kuptojmë se do të ketë më shumë sulme në qytetin tonë dhe ne do ta mbrojmë atë me guxim," shtoi ai.
Ky informacion nuk mund të verifikohej menjëherë nga BBC.