​BE-ja duhet të aktivizojë më shumë fonde për refugjatët, thotë zyrtari polak

Evropë

​BE-ja duhet të aktivizojë më shumë fonde për refugjatët, thotë zyrtari polak

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:32
Ukrainë

BE-ja duhet të krijojë një instrument të ri financiar për të ndihmuar vendet që pranojnë refugjatët ukrainas të luftës, tha zëvendësministri i Brendshëm polak sot në Bruksel.

Polonia po mbart pjesën më të madhe të eksodit aktual të refugjatëve nga Ukraina, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët ikin nga vendi i tyre pas pushtimit të saj nga Rusia.

Bartosz Grodecki, në Bruksel për një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së kushtuar fluksit të refugjatëve ukrainas në BE, tha se vendet e BE-së pranuese të refugjatëve do të kenë nevojë për financim shtesë për të përballuar detyrën dhe sugjeroi që BE-ja të krijojë një fond të posaçëm për këtë qëllim.

Duke iu referuar idesë së KE për të financuar ndihmën për refugjatët nga fondet e rregullta të BE, Grodecki tha se një financim i tillë ishte i vështirë për t'u aksesuar dhe nuk arriti të mbulonte të gjitha nevojat, transmeton PAP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat