Sulmohet kompania e vetme telefonike e Ukrainës

Evropë

Sulmohet kompania e vetme telefonike e Ukrainës

Nga: V.N Më: 28 mars 2022 Në ora: 22:40
foto ilustrim

Më herët sot, Ukraina përjetoi një sulm të madh kibernetik kundër ofruesit të telekomit Ukrtelecom, raporton The Guardian.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimit Special i Ukrainës (SSSCIP Ukraine) raportoi se forcat ruse kishin nisur një sulm kibernetik kundër Ukrtelecom, kompania e vetme telefonike e Ukrainës.

Kryetari i SSSCIP Yurii Shchyhol konfirmoi se sulmi kibernetik është neutralizuar dhe tha se po bëhen përpjekje për të rifilluar shërbimin.

Mes sulmit kibernetik, Ukretelecom nuk po ofron shërbim për shumicën e përdoruesve të saj privatë dhe klientëve të biznesit për të mbrojtur infrastrukturën e rrjetit dhe për të vazhduar ofrimin e shërbimit për ushtrinë e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat