Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka ofruar "mbështetjen e tij të plotë" për Ukrainën.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, të dy udhëheqësit diskutuan "situatën e tmerrshme humanitare" në Mariupol, ku luftime të ashpra janë ndezur midis forcave ruse dhe ukrainase, raporton BBC përcjell "Bota sot".
Oferta e mbështetjes së Johnson përfshinte mbështetje humanitare dhe më shumë pajisje mbrojtëse, shtoi zëdhënësi.
“Kryeministri përsëriti se Britania e Madhe do të ruajë dhe forcojë presionin ekonomik ndaj regjimit të Putinit”, shtoi zëdhënësi.