Zelensky jep lajmin e mirë: Rusët po largohen nga Kievi

Evropë

Zelensky jep lajmin e mirë: Rusët po largohen nga Kievi

Nga: A.M. Më: 28 mars 2022 Në ora: 23:55
Presidenti i Ukrainës Zelensky

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka dhënë mesazhin e tij të fundit gjatë mbrëmjes së sotme. Ai thotë se trupat e vendit po rifitojnë territorin përreth kryeqytetit dhe po i shtyjnë trupat ruse, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ai gjithashtu paralajmëron "çlirimin" e Irpin - një qytet kyç në skajet veriperëndimore të Kievit.

“Mbrojtësit tanë po përparojnë në rajonin e Kievit, duke rifituar kontrollin mbi territorin ukrainas”, tha ai.

"Irpin u çlirua. Bravo! Unë u jam mirënjohës të gjithëve që punuan për këtë rezultat. Pushtuesit janë larguar nga Irpin. Të shtyrë nga Kievi”.

"Megjithatë, është shumë herët të flasim për sigurinë në këtë pjesë të rajonit tonë. Luftimet vazhdojnë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat