Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll, Turqia: U arrit përparimi më i madh deri më tani

Evropë

Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll, Turqia: U arrit përparimi më i madh deri më tani

Nga: M.H. Më: 29 mars 2022 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 06:37 më 29.03.2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. 29 mars, 2022.

Çfarë kanë thënë të dyja palët për bisedimet?

Majlinda Haziri Majlinda Haziri

Negociatorët ukrainas dhe rusë po takohen në Turqi për bisedime ballë për ballë për herë të parë në dy javë, me Kievin që kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha për bisedimet në Stamboll: "Ne nuk po tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet."

Programi minimal do të jetë çështje humanitare, kurse programi maksimal është arritja e marrëveshjes për armëpushim”, tha ai në televizionin kombëtar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Por këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës Vadym Denysenko tha se dyshon se do të ketë ndonjë përparim.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së hodhi dyshime të ngjashme mbi shpresat për përparim, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk dukej i gatshëm për të bërë kompromise për t'i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se bisedimet e deritanishme nuk kishin dhënë ndonjë përparim thelbësor, por ishte e rëndësishme që ato të vazhdonin personalisht. Ai nuk pranoi të jepte më shumë informacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat