Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një “kërcënimi për ekzistencën” e vendit dhe jo për shkak të luftës aktuale në Ukrainë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit për PBS të Amerikës.
"Por çdo rezultat i operacionit (në Ukrainë), natyrisht nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore," tha Dmitry Peskov, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
“Ne kemi një koncept sigurie që thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë.
Ne mund të përdorim dhe në fakt do të përdorim armë bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”, shtoi Peskov.