Takimi Rusi-Ukrainë, këshilltari i Zelenskyt tregon dy çështjet që po diskutohen

Evropë

Takimi Rusi-Ukrainë, këshilltari i Zelenskyt tregon dy çështjet që po diskutohen

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:45
Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak

Garancitë e sigurisë dhe një armëpushim i organizuar për të zgjidhur problemet humanitare janë temat që po diskutohen në bisedimet e mbajtura në Turqi ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, tha një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Konsultimet intensive po vazhdojnë tani për disa çështje të rëndësishme, por më e rëndësishmja është marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën, sepse me këtë marrëveshje ne do të jemi në gjendje t’i japim fund luftës, ashtu siç ka nevojë Ukraina”, tha Mykhailo Podolyak gjatë një adresimi televiziv.

“Çështja e dytë është armëpushimi që të zgjidhen të gjitha problemet humanitare që janë mbledhur”, shtoi ai.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Podolyak tha se një tjetër problem ishte “përshkallëzimi i luftës” përfshirë edhe ato që ai i quajti “shkelje të rregullave të luftës”, pa dhënë detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat