Ndërsa bisedimet e paqes po zhvillohen, lufta në terren në Ukrainë po vazhdon ende.
Këtu janë të dhënat e fundit nga analisti i mbrojtjes dhe sigurisë Michael Clarke mbi lëvizjet e trupave ruse dhe ukrainase, përcjell “Bota sot”.
"Hostomel është ende duke luftuar. Rusët me siguri nuk kanë qenë në gjendje të përdorin aeroportin në Hostomel”.
“Po ashtu Bucha, ukrainasit thonë se pak a shumë e kanë rikthyer atë. Ata janë duke u futur pas rusëve tani. Rusët është e qartë se tani nuk mund të rrethojnë Kievin, ashtu siç ne të gjithë prisnim të ishin në gjendje të bënin disa javë më parë”.
Në njoftimin e Rusisë se do të tërhiqet nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, me qëllim që të rrisë besimin reciprok, Clarke për Sky news tha: “Është një racionalizim i situatës ushtarake në të cilën ata gjenden. Por, jam i sigurt se ata e kuptojnë, se ku duhet të përqendrojnë forcat e tyre”.
“Ato janë shumë të shpërndara, duhet të përqendrohen diku dhe prandaj vëmendja jonë tani shkon drejt juglindjes së vendit. Në të gjithë juglindjen, ukrainasit thonë se kanë marrë Trostyanets, i cili është një udhëkryq midis Sumy dhe Kharkiv - të dyja objektivat kryesore për Rusinë", shtoi zoti Clarke.