Një zëdhënës i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje me veprime dhe jo me fjalë.
I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, zëdhënësi i tij tha se Putinin do ta gjykojnë për veprimet e jo për fjalët e tij, raporton BBC.
“Ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij për veprimet e tij, jo për fjalët e tij.
Ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas”, u shpreh ai.