Më herët sot, Rusia tha se do të "zvogëlonte në mënyrë drastike operacionet luftarake" rreth Kievit dhe qytetit verior të Chernihiv, pasi u arrit përparim "domethënës" në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Këtu është një përmbledhje e disa prej reagimeve ndërkombëtare ndaj këtij premtimi:
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu tha se bisedimet sollën "progresin më të rëndësishëm" që nga fillimi i luftës.
Por liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Perëndimit të mos heqë kujdesin e tij kundër Rusisë. "Ata ranë dakord se nuk mund të ketë lehtësim të vendosmërisë perëndimore derisa tmerri i shkaktuar në Ukrainë të përfundojë," thanë ata, sipas zyrës së kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Më vete, Joe Biden tha: "Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre", ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se kishte një ndryshim midis asaj që thotë dhe bën Rusia.