Përqendrimi i Rusisë në një ofensivë në rajonin Donestk dhe Luhansk është një "pranim i heshtur" se ajo po përpiqet të mbajë më shumë se një aks përparimi, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Njësitë që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t'u rifurnizuar dhe riorganizuar, gjë që ka bërë presion mbi "logjistikën tashmë të tendosur të Rusisë".
Kështu thuhet në deklaratë.
Ministria e Mbrojtjes shton se forcat ruse ka të ngjarë të kompensojnë aftësinë e reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe raketave.