Forcat ruse synojnë zonën e banimit në Lysychansk

Evropë

Forcat ruse synojnë zonën e banimit në Lysychansk

Nga: H.O. Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:33
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Lysychansk

Forcat ruse në Ukrainën lindore raportohet se kanë bombarduar zonat e banuara të qytetit Luhansk të Lysychansk, sipas agjencisë së lajmeve Interfax Ukraine.

Kreu ushtarak rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai, shkroi në kanalin e tij se granatimet filluan rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Haidai thotë se "ndërtesat e larta janë shkatërruar ndjeshëm" dhe "raportohen viktima".

“Po saktësohet informacioni për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. Ka shumë rrënoja”./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat