Gruaja e plagosur nga forcat ruse e tregon tmerrin e ditës kur u sulmua me breshëri plumbash

Evropë

Gruaja e plagosur nga forcat ruse e tregon tmerrin e ditës kur u sulmua me breshëri plumbash

Nga: V.N Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:55
Natalia pësoi lëndime që ia ndryshuan jetën pasi u qëllua disa herë

Rusia thotë se nuk ka në shënjestër civilët – ndërtesat në të cilat ata jetojnë dhe punojnë, apo vetë njerëzit. E shtrirë në një shtrat spitali në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, Natalia Mykolaivna tallet me atë mohim rus, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ajo që i ndodhi 45-vjeçares Natalia ishte e qëllimshme, e synuar dhe pa justifikim. Është një mrekulli që ajo është ende gjallë.

Duke kapur dorën ngushëlluese të djalit të saj, Nikolait, ajo më tregoi se çfarë ndodhi në qytetin e saj të lindjes, Polohy, ditën kur erdhën përpara trupat ruse.

“Dola nga shtëpia ime, isha e shqetësuar për nënën time, kështu që shkova ta takoj”, tha Natalia, e cila shpjegoi se si u lejua të kalonte përmes një postblloku të ushtrisë ruse.

"Më pas eca drejt shtëpisë së nënës sime, ngrita duart në ajër - duke thënë se tashmë më kishin thënë se mund të kaloja - por ushtari qëlloi me një breshëri nga automatiku i tij, duke më goditur në këmbë, kudo nga beli e poshtë".

Natalia u evakuua nga fqinjët dhe familja e saj në spitalin në Zaporizhzhia aty pranë dhe që atëherë i është thënë nga mjekët se ajo i mbijetoi vdekjes "me një milimetër".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat