Ukraina: Rusia ka sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në Mariupol

Evropë

Ukraina: Rusia ka sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në Mariupol

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:02
Mariupol, 29 mars 2022.

Forcat ruse kanë sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në qytetin e rrethuar dhe të shkatërruar të Mariupolit, tha të mërkurën Kievi.

“Në Mariupol, pushtuesit kanë goditur ndërtesën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova.

Në deklaratën e postuar në rrjetet sociale, ajo shtoi se ndërtesa është goditur nga sulme ajrore dhe artileri.

Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160,000 civilë vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera elementare./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat