300 persona të vrarë nga bombardimet në Irpin

Evropë

300 persona të vrarë nga bombardimet në Irpin

Nga: G.B Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:54
Ukrainë/ Reuters

Deri në 300 njerëz vlerësohet të jenë vrarë në qytetin ukrainas Irpin pranë Kievit, përpara se të merrej nga forcat ruse këtë javë, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit, përcjell Bota sot.

Oleksandr Markushyn tha të hënën se forcat ukrainase kishin marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit, i cili ka qenë një nga pikat kryesore të luftimeve me trupat ruse pranë kryeqytetit.

Markushyn tha në një konferencë të mërkurën se rreth 50 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në Irpin, me disa trupa ende të bllokuar nën rrënoja.

Ai thotë gjithashtu se kishte pasur granatime ruse në zonë gjatë gjithë natës, pavarësisht se Rusia tha se do të "ulte në mënyrë drastike" operacionet luftarake ushtarake rreth kryeqytetit Kiev dhe në qytetin verior të Chernihiv.

Siç raportuam më herët, korrespondentët dëgjuan shpërthime nga periferi të qytetit mëngjesin e sotëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat