Më herët Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky ka postuar në Twitter se biseda e tyre zgjati një orë dhe mbuloi vlerësimet e situatave në terren dhe në bisedime - si dhe sanksione, ndihmë dhe "mbështetje specifike mbrojtëse", shkruan CNN, transmeton Bota sot.
Ndonëse Rusia vazhdon të pretendojë se ëdo të zvogëlojë operacionet ushtarake, bombardimet ruse janë duke vazhduar në qytetet ukrainase dhe më shumë familje janë duke ikur.
Përndryshe komunikimet mes Zelenskyt dhe Bidenit janë pothuajse të përditshme, duke shfaqur nevojat dhe mënyrat se si të dilet nga kriza.
Just finished an hour-long conversation with @POTUS. Shared assessment of the situation on the battlefield and at the negotiating table. Talked about specific defensive support, a new package of enhanced sanctions, macro-financial and humanitarian aid.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 30, 2022