Kryesuesi i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, kërkoi sot në Bruksel ndërhyrjen e Bashkimit Evropian për të hequr bllokadën e vendosur në institucione nga Republika Srpska.
“Gjendja në Bosnjë e Hercegovinë nuk është e mire. Institucionet janë të bllokuara. Qeveria e Republikës Srpska po merr masa për të përmbysur reformat për të cilat kemi punuar fort për 27 vjet”, tha ai pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Për më tepër apeloi për reagim të shpejt, në mënyrë që të parandalohet eskalimi i situatës.
“Më mirë që zjarri të parandalohet, se sa të fiket më vonë”, tha ai, duke kërkuar fuqizim të pranisë ushtarake EUFOR. Xhaferoviq,u prit edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. .
Në këto takime, ai shprehu mbështetjen e Sarajevës zyrtare karshi sovranitetit të Ukranës, dhe kundër agresionit rus mbi të.