Zelensky iu kundërpërgjigjet Rusisë - flet për tërheqjen e forcave ruse

Evropë

Zelensky iu kundërpërgjigjet Rusisë - flet për tërheqjen e forcave ruse

Nga: A.M. Më: 31 mars 2022 Në ora: 06:16
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij është në një "pikë kthese".

Ai hodhi gjithashtu dyshime mbi pretendimet e Rusisë se po de-përshkallëzon luftimet në vendin e tij, duke e quajtur atë si pararendës të "sulmeve të reja" në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se "e ashtuquajtura tërheqje" e forcave ruse larg Kievit është "pasojë e punës së mbrojtësve tanë".

"Ne nuk i besojmë askujt. Asnjë fjalë të vetme”. tha ai. "Ka një situatë reale në fushën e betejës dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk do të japim asgjë."

Në mënyrë të ngjashme, Zelensky tha se ndërsa bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë janë duke vazhduar, tani për tani "këto janë vetëm fjalë, ende nuk ka specifika".

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka të drejtë të kërkojë armë nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë avionët dhe artilerinë.

"Liria duhet të jetë e armatosur ashtu si edhe tirania," tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat