Shtatë autobusë me ushtarë rusë që vuajnë nga sindroma akute e rrezatimit thuhet se kanë mbërritur në Bjellorusi nga zona e përjashtimit të Çernobilit të Ukrainës, shkruan Blick.ch transmeton "Bota sot".
Kjo është raportuar nga Yaroslav Yemelianenko, një anëtar i agjencisë shtetërore të Ukrainës, përgjegjës për zonën e kufizuar. Yemelianenko citon një stacion televiziv bjellorus në faqen e tij në Facebook.
Sipas raportimeve, ushtarët u dërguan në qendrën për mjekësi radiologjike në qytetin Homel. Ushtarët rusë dërgohen atje rregullisht.
Vetëm mund të spekulohet për arsyet e rrezatimit. Një shpjegim është se ushtarët rusë mund të jenë urdhëruar nga oficerët e tyre për të hapur llogore brenda zonës së përjashtimit radioaktiv.
Një shpjegim tjetër mund të jetë se ushtarët besonin që shkrirja më e famshme radioaktive në histori ishte vetëm dezinformim perëndimor.
Seven busses packed with Russian soldiers suffering from Acute Radiation Syndrome arrived to #Belarus from the #Ukrainian #Chernobyl exclusion zone. Source: member of public council of state #Ukraine agency of exclusion zone Yaroslav Yemelyanenko via Unian news agency.
— Victor Kovalenko (@MrKovalenko) March 30, 2022