Është e qartë se ka ende shumë aktivitete ushtarake në vazhdim rreth qytetit të Kievit. Ukrainasit thonë se kanë rimarrë plotësisht qytetin e Irpin, në veri-perëndim, por ata u kanë thënë banorëve "nuk mund të ktheheni, është shumë e rrezikshme", shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Dhe në fshatrat fqinjë Hostemel dhe Bucha, ku ka pasur luftime që nga dita e parë, rusët janë ende atje.
"Natën e kaluar në errësirë - është rreth 10 km nga vendi ku po qëndroj - mund të shihja raketa që ngjiteshin në qiell nga atje.
Unë kam ardhur në një fshat tjetër të zonës ku është goditur një depo me ndihma humanitare, farmaceutike, rroba të përdorura, madje edhe ushqime të dhuruara nga jashtë", shprehet një banore në afërsi të Kievit.