Kanë dalur edhe detaje të tjera për kolonën e autobusëve që nisen për në Mariupol për të ndihmuar civilët e bllokuar të largohen nga qyteti pasi Rusia ra dakord të hapte një korridor humanitar, raporton CNN, transmeton Bota sot.
Një zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq thotë: "Ne konfirmojmë se autokolona po lëviz nga Dnipro në Zapporizhzhia dhe shpresojmë dëshpërimisht që të mund të hyjë në Mariupol nesër".
Ajo do të marrë gjithashtu paketa ndihme dhe furnizime mjekësore në qytetin port.
Ata shtuan: “Për arsye logjistike dhe sigurie, ne do të jemi gati të drejtojmë operacionin e kalimit të sigurt nesër, të premten, me kusht që të gjitha palët të bien dakord për kushtet e sakta, duke përfshirë itinerarin, kohën e nisjes dhe kohëzgjatjen".
"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky operacion të zhvillohet. Jetët e dhjetëra mijëra njerëzve në Mariupol varen nga ai."