Chernihivi u granatua edhe gjatë natës së mbrëmshme

Evropë

Chernihivi u granatua edhe gjatë natës së mbrëmshme

Nga: V.N Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:43
Chernihivi

Për natën e dytë që kur Rusia u zotua të reduktojë në mënyrë dramatike operacionet e saj ushtarake në qytetin verior të Chernihiv, banorët atje thonë se qyteti është goditur sërish nga bombardime të tjera, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Chernihiv ka qenë efektivisht i rrethuar nga forcat ruse, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe gaz. Rreth 140 mijë civilë mbeten në qytet, thonë autoritetet.

Një banore rrëfen momentet e sulmeve:

"Unë isha duke fjetur në bodrum me burrin tim dhe dy fëmijët, kështu që nuk i dëgjuam aq qartë. Por u zgjova në orën 01:00 për shkak të njërit prej shpërthimeve. [Nata e kaluar] nuk ishte aq i zhurmshëm sa natë më parë.

"Tani [të enjten në mëngjes] ndoshta për shkak të shiut, granatimet janë ndalur. Disa herë ka pasur disa shpërthime".

BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet. Banorët nuk janë identifikuar pasi janë në qytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat