Së fundmi, Ukraina ka dhënë përditësimin e saj mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës, përcjell "Bota sot".
Ajo pretendon se 17,500 trupa ruse janë vrarë dhe 1,735 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.
Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 131 helikopterë, 614 tanke dhe 135 avionë.
Dje, Ukraina pretendoi se numri i humbjeve ruse ishte 17,300.
Duhet të theksohet se Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Javën e kaluar NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.
Megjithatë, në fund të javës së kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur.