Njeriu i Putinit: SHBA-të nuk e kuptojnë politikën ruse

Evropë

Njeriu i Putinit: SHBA-të nuk e kuptojnë politikën ruse

Nga: V.N Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:30
Dmitry Peskov

Tani po dëgjojmë disa reagime nga Kremlini mbi akuzat e bëra nga inteligjenca amerikane se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve me bazë në Moskë se as Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe as Pentagoni nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh.

"Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin. Ata nuk e kuptojnë Presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”, tha Peskov.

Peskov shtoi se ishte shqetësuese sepse "një keqkuptim i tillë total çon në vendime të gabuara që kanë pasoja të këqija".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat