Gjermania dhe Franca kanë dalë tashmë të dyja për të thënë se refuzojnë kërkesën e Rusisë për pagesat e gazit në rubla, raporton BBC, transmeton Bota sot.
I pyetur nëse Britania e Madhe do ta pranonte kërkesën e Rusisë, një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson tha se kjo nuk ishte diçka që do të shqyrtohej.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar po monitoronte implikimet për tregun evropian.
Në mesin e shteteve evropiane që furnizohet me gaz është edhe Britania e Madhe, por që varshmëria nuk është edhe aq e madhe sa e kanë Gjermania dhe Franca.