Ish-kryediplomati rus: Putin llogariti gabimisht gjithçka

Evropë

Ish-kryediplomati rus: Putin llogariti gabimisht gjithçka

Më: 31 mars 2022 Në ora: 20:19
Andrei Kozyrev

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Kozyrev, ka thënë se presidenti rus ka “llogaritur gabim gjithçka”.

Ai e dha këtë deklaratë kur u pyet nëse planet e Vladimir Putinit për të dobësuar NATO-n kanë dështuar duke pushtuar Ukrainën.

Ish-kryediplomati rus vazhdon të kritikojë të kaluarën e Putinit në detyrë, duke thënë se Rusia është “në rënie”, sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

Andrei Kozyrev shërbeu në qeverinë e Boris Yeltsinit në vitet 1990.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat