Këto janë zhvillimet kryesore të ditës së sotme:
-Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes.
-Kjo ministri, më vonë tha se do të hapë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhia të premten.
-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij po përgatitet për një ofensivë të re të ushtrisë ruse, në pjesën lindore.
-Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe katër u plagosën rëndë kur forcat ruse bombarduan një kolonë evakuimi jashtë qytetit verior të Ukrainës, Çernihiv.
-Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të dërgojnë më shumë armë vdekjeprurëse në Ukrainë.
-Kompania e operatorit bërthamor të Ukrainës tha të enjten se trupat ruse po largoheshin nga centrali bërthamor i Çernobilit.
-Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 31 mars se ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli.
-Sipas SHBA-së, kjo kërkesë e Rusisë është një shenjë e "dëshpërimit" ekonomik dhe financiar të Moskës.
-Presidenti amerikan, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin duket se po izolohet në Rusi dhe mund të ketë pushuar ose vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij.