Siç kemi raportuar, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov po zhvillon bisedime me homologun e tij indian Subrahmanyam Jaishankar si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet me vendin.
Duke folur në një konferencë pas bisedimeve, Lavrov tha se ishte bërë përparim në bisedimet e paqes me Ukrainën, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, përcjell “Bota sot”.
Ai tha se Moska po përgatit përgjigjen e saj ndaj propozimeve të Ukrainës, të cilat përfshijnë ofertën e Kievit për t'u bërë neutral në këmbim të garancive të sigurisë.
Lavrov tha se Kievi kishte treguar "shumë më shumë mirëkuptim" për situatën në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014, dhe rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, i cili është kryesisht nën kontrollin rus, si dhe domosdoshmërinë e statusit neutral të Ukrainës.