Rusia tash është “ vend i vogël” pas invadimit që bëri në Ukrainë, ka deklaruar ministri britanik i mbrojtjes Ben Volas ka njoftuar “Sky news” transmeton “Bota Sot”.
Volas duke fol për agjencinë e njohur “Sky news” ka vlerësuar se presidenti i Rusisë Vladimir Putin “ nuk është më fuqi sikur që ishte, por një njeri që vetvetes ia ka ndërtuar kafazin”
"Ushtria e tij është e raskapitur, ka pësuar humbje të rëndësishme. Reputacioni i ushtrisë së madhe ruse u shkatërrua . Ai duhet , jo vetëm të jetojë me pasojat e gjithë kësaj që po bënë në Ukrainë, por do t`i duhet edhe të jetojë pasojat e asaj që ia ka bërë armatës së vetë” tha Volas.
Ministri britanik ka deklaruar se siç duket ushtria ruse po ri-pozicionohet dhe po largon fokusimin kah jugu dhe lindja e Ukrainës.
"Këtë tashmë e kemi parë më herët. Përherë bëhet më vështirë. Ka më shumë sulme ndaj civilëve dhe rajoneve ku janë të vendosur civilët”, ka shtuar ai, transmeton BBC.