Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka filuar misionin e tyre të evakuimit në Mariupol. Një zëdhënës i grupit thotë se do të veprojë në një rol ndërmjetësues neutral për të udhëhequr kolonën nga Mariupol dhe në një qytet tjetër ukrainas, raporton BBC, transmeton Bota sot.
"Ne mbetemi me shpresë, jemi në veprim duke lëvizur drejt Mariupolit, por nuk është ende e qartë se kjo do të ndodhë sot".
Ai vazhdon duke thënë: “Po na mbarojnë mbiemrat për të përshkruar tmerret që kanë pësuar banorët në Mariupol. Situata është e tmerrshme dhe përkeqësohet, dhe tani është një imperativ humanitar që njerëzit të lejohen të largohen dhe furnizimet me ndihma të lejohen".
Kryqi i Kuq thotë se krijimi i një kalimi të sigurt për itinerarin me palët ka qenë "jashtëzakonisht i ndërlikuar duke siguruar që të gjitha detajet të bien dakord dhe të kuptohen mirë nga të gjitha palët, dhe më pas t'u komunikohen zinxhirit komandues dhe banorëve". e Mariupolit, është një sfidë”.