Beteja 'të mëdha' kanë shpërthyer në veri dhe lindje të Kievit, ka thënë kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Në një paralajmërim për banorët, Klitschko tha se rreziku i vdekjes në Kiev tani ishte "shumë i lartë" dhe u bëri thirrje civilëve që dëshirojnë të kthehen të marrin "më shumë kohë".
Kjo vjen pasi guvernatori rajonal i Kievit tha më herët se forcat ruse kishin filluar të tërhiqeshin në disa zona përreth kryeqytetit.
Klitschko tha: "Rreziku i vdekjes (në Kiev) është mjaft i lartë dhe kjo është arsyeja pse këshilla ime për këdo që dëshiron të kthehet është të lutemi, të marrë pak më shumë kohë."
Gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll këtë javë, negociatorët e Kremlinit premtuan të zvogëlojnë "në mënyrë drastike" operacionet e tyre si në Kiev ashtu edhe në Chernihiv.
Megjithatë, më vonë dolën raporte se forcat ruse po vazhdonin të bombardonin Chernihiv pavarësisht premtimit të tyre.
Kjo erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nuk besonte se trupat ruse po tërhiqeshin vullnetarisht nga Kievi dhe Chernihiv, por në vend të kësaj ishin "të shtyrë prapa" nga rezistenca ukrainase.