Ukraina refuzon të konfirmojë ose mohojë sulmin në depo

Evropë

Ukraina refuzon të konfirmojë ose mohojë sulmin në depo

Nga: V.N Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:15
Sulmi i depos ruse

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se nuk mund të konfirmojë apo mohojë raportet për përfshirjen e Ukrainës në sulmin në depon e karburantit në Belgorod, pasi ai nuk kishte informacion ushtarak, raporton BBC, transmeton Bota sot.

"Unë jam një civil," u tha ai gazetarëve në Varshavë, sipas AFP.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës gjithashtu ka refuzuar të komentojë, me Reuters duke cituar zëdhënësin Oleksandr Motuzyanyk: “Ukraina aktualisht po kryen një operacion mbrojtës kundër agresionit rus në territorin e Ukrainës, dhe kjo nuk do të thotë se Ukraina është përgjegjëse për çdo katastrofë në territorin e Rusisë".

Guvernatori i rajonit tha se sulmi u krye nga dy helikopterë ukrainas, por Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat