Sipas Agjencisë për refugjatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR, më shumë se 4.1 milionë civilë janë larguar deri më tani nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.
Agjencia thekson se të dhënat e fundit tani tregojnë se 4,102,876 ukrainas janë larguar nga vendi që nga muaji i kaluar, ndërkaq gratë dhe fëmijët përbëjnë 90 për qind të atyre që ikën.
"Janë detyruar të ikin për të shpëtuar jetën e tyre. Janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Janë detyruar që të ndahen nga familja. Kjo tragjedi duhet të ndalet", ka thënë UNHCR.