Zelensky bisedoi me Macronin

Evropë

Zelensky bisedoi me Macronin

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:27
Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron

Kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në rrjetet sociale se ka biseduar me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Gjatë bisedimeve, të dy liderët diskutuan për procesin e negociatave, rëndësinë e garancive të sigurisë dhe sigurimin e korridoreve humanitare nga qyteti port i Mariupolit, tha Zelensky.

Biseda ndërmjet Zelenskyt dhe Macronit vjen pasi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë rifillojnë sot, vetëm disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi, për bisedime ballë për ballë.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin indian, Nju Delhi, tha se ende nuk janë paraqitur “planet e miratuara” pas bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat