Janë dhënë edhe disa detaje për situatën në Belgorod, ku raportohet se një depo ruse e karburantit u godit nga helikopterët ukrainas në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në minutat e fundit, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se dy helikopterët - MI-24 - hynë në hapësirën e saj ajrore në orën 5 të mëngjesit përpara se të fillonin sulmin, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Ukraina tha se nuk mund të konfirmojë apo mohojë pretendimet.
Mësohet se flakët në depon e naftës po vazhdojnë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Depoja është pikërisht përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.