Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut të Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka thyer premtimin e saj për të lejuar ndihmat humanitare të arrijnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
“Dërgimet humanitare, pavarësisht nga të gjitha marrëveshjet dhe premtimet e palës ruse, nuk po kryhen”, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko në një fjalim televiziv.
Ai shtoi se korridori humanitar "në thelb nuk është funksional".
Tani ekziston frika se një kolonë e Kryqit të Kuq që udhëton për në Mariupol mund të mos arrijë në qytet sot.