Ukraina rimerr qytetin afër Kievit

Evropë

Ukraina rimerr qytetin afër Kievit

Nga: A.M Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Bucha, afër kryeqytetit Kiev, ka thënë kryebashkiaku i tij.

"31 Marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë... si dita e çlirimit të tij nga (forcat) ruse," tha kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një video të premten, e cila duket se është filmuar jashtë bashkisë së Bucha.

Këtë javë Rusia u zotua të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv në Ukrainën veriore.

Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar kundër Rusisë në një numër zonash pranë Kievit dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat