Kina mohon se ka anashkaluar qëllimisht sanksionet ndaj Rusisë

Evropë

Kina mohon se ka anashkaluar qëllimisht sanksionet ndaj Rusisë

Nga: A.M. Më: 2 prill 2022 Në ora: 06:34
Wang Lutong

Një diplomat i lartë kinez ka hedhur poshtë zërat se vendi i tij po i anashkalon sanksionet ndaj Rusisë, një ditë pasi udhëheqësit e BE-së paralajmëruan Kinën që të mos e bënte këtë.

Wang Lutong, nga ministria e jashtme e Kinës, tha se Pekini po ndihmonte ekonominë globale përmes tregtisë së vazhdueshme me Rusinë.

Por vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime për hezitimin e Pekinit për të dënuar pushtimin e Rusisë  dhe kanë frikë se Pekini mund t'i ofrojë mbështetje Rusisë për të pakësuar ndikimin e sanksioneve.

Të premten, shefja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen paralajmëroi se sektori i biznesit në Evropë po vëzhgon nga afër veprimet e Kinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat