SHBA do të punojë me aleatët për t'i siguruar Ukrainës tanke të prodhuara nga sovjetikët për të forcuar mbrojtjen e saj në rajonin e Donbasit, raportoi New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan, përcjell Bota sot.
Transferimi i pajisjeve, i kërkuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, do të fillojë së shpejti, tha zyrtari i paidentifikuar.
Zyrtari nuk pranoi të zbulonte se sa tanke do të dërgoheshin ose nga cilat vende do të vinin.
Ukraina ka kërkuar që të sigurohen tanke dhe avionë të prodhimit sovjetik pasi trupat e saj janë të trajnuar më mirë për t'i trajtuar ato.