Burri i zëvendëskryeministres së Ukrainës Olga Stefanyshyna u vra dje.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja Lesia Vasylenko, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Bashkëshorti i zonjës Stefanyshyna, Bogdan, vdiq gjatë bombardimeve ruse teksa ai u përpoq të evakuonte civilët nga Chernihiv.
“Dje kam qarë më shumë se në të gjitha 36 ditët e tjera të luftës. Burri i koleges sime Olga Stefanyshyna, u vra. Ai vdiq si hero, duke u përpjekur të evakuonte civilët nga #Chernihiv. Tragjedi e paimagjinueshme”, ka shkruar ajo në Twitter.
Yesterday I cried more than in all the other 36 days of war. The husband of my colleague Olga Stefanyshyna, MP, was killed. He died a hero, trying to evacuate civilians from #Chernihiv. Unimaginable tragedy
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) April 1, 2022