Ushtria ukrainase, ka kapur disa trofe, të cilat i ka quajtur interesante, të agresorit rus.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ukrainasit kanë kaur sistemin satelitor rus "Auriga-1.2B", në veri të Ukrainës, përcjell Bota sot.
“Trofe interesante të kapura nga ushtarët ukrainas në veri të Ukrainës.

Në veçanti, ky është sistemi satelitor portativ rus "Auriga-1.2B".
Zhvilluar në 2014 për Rusinë, sistemi më i ri ofron një lidhje satelitore me shpejtësi të lartë ndërmjet njësive.
Së bashku do të fitojmë! Le të fitojmë së bashku”, ka shkruar ushtria ukrainase, në Facebook./Botasot
